• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Do të bëhet më i paguari i Italisë, Interi nis bisedimet për rinovimin me yllin e skuadrës

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simboli i rritjes së Interit në epokën “Suning” është padyshim Lautaro Martinez, i cili zbarkoi në Milano në verën e vitit 2018. Nuk është rastësi që klubi zikaltër dëshiron të vazhdojë kontratën me argjentinasin dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” diskutimet kanë filluar.

lautaro

Nga të dyja palët ka një dëshirë reciproke për të shkuar përtej afatit aktual të përcaktuar për vitin 2026, duke e vendosur atë në vitin 2028.

Sigurisht që për të gjetur vazhdimësinë, klubi po konsideron rritjen e pagës së sulmuesit, që aktualisht përfiton 6 milionë euro në sezon, për ta bërë jo vetëm më të paguarin e Interit, por edhe më të paguarin e Serisë A.

Në klub më i paguari është për momentin është Hakan Ccalhanoglu, i cili pas rinovimit fiton 6.5 milionë euro në sezon.

Këtë pozitë në Serinë A e mbante deri më dje Pol Pogba (i pezulluar për doping) me 8 milionë euro, i ndjekur nga Dushan Vlahoviç me 7 milionë.

Shifrat që janë përmendur për pagën e Lautaros shkojnë në 7.5 milionë euro, një shifër që do ta bënte të linte pas sulmuesin e Juventusit.

TË TJERËT – Përpos Lautaros, në shtëpinë zikaltër ka disa rinovime të tjera që duhet të kryhen. Më urgjenti është ai i Mikhitarianit. Armenit i skadon kontrata në fund të sezonit, klubi pritet t’i ofrojë atij një marrëveshje dyvjeçare dhe akordi nuk duhet të jetë problem.

Afër nënshkrimit është edhe Dimarko, me anësorin që do të zgjasë kontratën deri në vitin 2028 me pagën e tij të rritur në 4 milionë (1.6 aktualisht). Drejt rinovimit do të shkojë edhe Dumfris, me rrogën aktuale prej 2.5 milionësh që pritet të mbërrijë në 4.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Armend Thaqi: Nuk u dorëzuam dhe luftuam por nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.