• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Do të bëjmë gjëra të mëdha”, Tomori: Kritikat më karikojnë, ky Milan është për trofe

11/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër më të kri tikuarit e verës, por edhe plot besim te vetja e te ekipi. Fikajo Tomori duket gati për sezonin e ri dhe këtë e ka konfirmuar gjatë një interviste për “CBS Sports”.

fikayo-tomori-pictured-while-representing-ac-milan-in-serie-a-game-against-napoli

Si po ecin gjërat në këtë verë?
Ndoshta rezultatet nuk kanë qenë ato që donim, por përgatitjet dhe puna po ecin mirë. Grumbullimi ka kaluar shumë shpejt e në pak ditë do të nisë sezoni. Duhet të jemi gati për kampionatin dhe Champions-in, por jam pozitiv.

Paraqitjet tuaja së fundmi janë kritikuar. Si e shihni ju situatën?
Unë mundohem të përmirësohem në çdo ndeshje apo çdo seancë stërvitore. Çdo ditë në stërvitje punoj shumë dhe mundohem të mësoj sa më shumë gjëra. Nuk dua të justifikohem, por jemi ende në fazë përgatitore dhe unë, ashtu si edhe shokët, duhet ende të gjejmë formën më të mirë dhe të rregullojmë mirëkuptimin në fushë.

Cilët do të jenë objektivat në këtë sezon të ri?
Vjet fituam titullin dhe dëshirojmë të përsëritemi. E kërkon klubi, trajneri, por edhe ne vetë si grup. Rikthimi në Champions për të tretin sezon na bën më të përgjegjshëm për mundësitë tona, ndaj do të mundohemi të përparojmë sa më tepër.

Trajneri çfarë ju ka thënë për ndryshimin e modulit?
Skema ka ndryshuar pak, por jo koncepti ynë i lojës. Mundohemi të jemi agresivë, të rifitojmë topin sa më shpejt dhe të godasim rivalin po me aq shpejtësi. Sigurisht është punë grupi dhe trajneri punon shumë për lëvizjet dhe detajet e pozicionimit.

Me cilin nga kolegët e prapavijës ndiheni më mirë?
Me të gjithë mirëkuptohem. Kjaeri më ka ndihmuar shumë në përshtatjen time me ekipin dhe futbollin italian. Me Kalulunë ishim titullarë në vitin e titullit, ndërsa Çau po tregon se di të jetë në lartësinë e situatave të një ekipi të madh. Nuk i ndaj dot, sepse cilido zbret në fushë jep më të mirën.

Në këtë fazë përgatitore keni shënuar edhe një gol…
Sa herë që shënojmë, i afrohemi më shumë arritjes së një rezultati dhe kjo më lehtëson punën, sepse kur shënojmë, është më e lehtë të fitosh dhe të mbrohesh. Në disa raste, sepse skuadrat e tjera lënë më shumë hapësirë, të cilën mundohemi ta shfrytëzojmë. Natyrisht, jam shumë i lumtur kur shënoj.

Si e mendoni nisjen e kampionatit?
Do të jetë një ndeshje e vështirë, Bolonja është shumë e fortë dhe do të dojë të prezantohet sa më mirë. Ishte gjithashtu një sfidë e vështirë në sezonin e kaluar ndaj nevojitet kujdes. Do të jetë edhe më e vështirë dhe duhet të jemi gati, ta përgatisim mirë. Ne presim një ndeshje të vështirë, por nëse luajmë në mënyrën më të mirë, kemi shanse të mira për të fituar.

REINOLD BAKALL – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona merr 120 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.