Saturday, 7. March 2026
Sport

“Do të doja të isha trajner i Romës”, Toti: Ja çfarë duhet të bëjë Dibala për të merituar fanellën me numrin 10-të

GS 25/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-kapiteni i Romës, Françesko Toti ka dhënë një intervistë për “GOAL”. Ai ka folur ndër të tjera edhe për Dibalën dhe Murinjon.

TOTI 1

E meriton Paulo Dibala numrin 10 në fanellën e Romës?

“Paulo e meriton atë numër vetëm nëse mendon se do të qëndrojë në kryeqytet për 10 apo 20 vite aty.”

A do ta shohim Totin një ditë si trajner të Romës?

“Nuk di asgjë. Kush nuk do të donte të ishte trajner i Romës.”

Çfarë mendimi keni për Zhoze Murinjo?

“Trajner i madh, njeri i madh, ai ka bërë shumë në Romë. Le të shpresojmë që Murinjo të vazhdojë me këto hapa”, u shpreh Toti.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: