Sunday, 22. March 2026
Sport

“Do të flas me presidentin”, Bellai mediton largimin nga Vora

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Në intervistën për emisionin “Super Gol” pas humbjes 3-0 përballë Tiranës, trajneri i Vorës, Arian Bellai ka deklaruar se do të flasë me presidentin e klubit për të parë pozicionin e tij.

“Është momenti që të flas me presidentin. Skuadra po luan mirë, por rezultatet nuk janë në favorin tonë. Kjo skuadër ka dhënë shumë dhe do të qëndrojë në elitë. I takova të gjithë lojtarët dhe i përgëzova për punën që kanë bërë”, ka thënë mes të tjerash Bellai.

Teilen: