Një raport i policisë amerikane zbulon detajet në lidhje me rreziqet e evidentuara nga FBI dhe forcat e rendit gjatë Kupës së Botës 2026.
Prapaskenat mbi sigurinë e Botërorit të fundit flasin për një pamje të errët pas kuintave të turneut të madh të futbollit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, një raport i policisë amerikane zbulon detajet në lidhje me ndërhyrjet e kryera nga FBI dhe IPCC për neutralizimin e kërcënimeve me rrezik të lartë ndaj lojtarëve dhe arbitrave.
Futbollisti më i shënjestruar ka qenë Lionel Messi. Para sfidës në fazën e grupeve mes Argjentinës dhe Jordanisë, një telefonatë në aeroportin e Dallas-it ka shkaktuar alarm të kuq. Një burrë ka kërcënuar se do të futej në stadium me dy bashkëpunëtorë, i armatosur me një pushkë AR-15 dhe bomba artizanale. Ai ka bërë me dije qartazi se shënjestra ishte Messi.
Një tjetër alarm ka pasur para ndeshjes Argjentinë-Egjipt, ku një i dyshuar ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin: “Do të hyj në ‘Atlanta Stadium’ dhe do të hedh në erë Messi-n me 4 bomba të lidhura në trup”. Gjatë së njëjtës ndeshje një telefonatë anonime ka njoftuar për lëndë shpërthyese të shfeshur në koshat e pehërave në tribuna. Pas ndërhyrjes nga forcat e rendit, është vërtetuar se ishte një alarm fals.