• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Do të japim maksimumin ndaj Italisë”, Asllani: Sylvinho na ka dhënë shumë besim dhe dëshirë për të luajtur

14/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Do të jetë padyshim një përballje e zjarrtë. Siç e kemi thënë e stërthënë ditët e fundit, mbrëmjen e 15 qershorit, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “mitikun” e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pas konferencës së djeshme, për shtyp, nga ambientet stërvitore, në Kaiseru, “ylli” i mesfushës së Kombëtares sonë, Kristjan Asllani ka dhënë edhe një intervistë për “Corriere della Sera”, ku theksoi se kuqezinjtë tani janë me shumë besim ndërsa shtoi se Italia me bllokun e lojtarëve interist është shumë e fortë.

“Do të ishte një gënjeshtër po të them se kjo ndaj Italisë është një ndeshje si gjithë të tjerat. Luaj kundër shumë shokëve që kam tek Inter. Më vjen keq se kemi një grup shumë të vështirë, por Shqipëria kërkon të nisë një cikël për të provuar më pas edhe kualifikimin për në Botëror. Kemi një miks të bukur mes lojtarëve të rinj dhe atyre më të vjetër.

Trajneri Sylvinho ka sjellë shumë besim në skuadër, entuziazëm dhe dëshirë për t’u rritur. Me atë ka ndryshuar grupi dhe erdhën rezultatet. Unë nuk e di nëse Italia duhet të shqetësohet për këtë fakt, por di që do të japim maksimumin në fushë për tifozët e shumtë që do të jenë të pranishëm. Shqipëria është kompakte dhe me shumë dëshirë.

Nga ana tjetër, Italia më duket e fortë dhe mund të bëjnë shumë mirë. Për mua është pretendente edhe për shkak se ka një bllok lojtarësh me shumë kualitet që vijnë nga Inter. Modeli im? Edhe Brozovic ishte një frymëzim për mua. Të shihja atë dhe Calhanoglu në stërvitje ishte një gjërat më të bukura që mund të më ndodhte”,- u shpreh “arkitekti” i mesfushës. /i.m /abcnews.al

Next Post

“Sfida më e sikletshme që mund të kishim në debutim”, Donnarumma i druhet “Legjionarëve”: Janë të shpejtë dhe të zotë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.