Adanaspor korri një fitore që nuk vlen, dje përballë Jeni Malatjaspor. Endri Çekiçi ishte një prej autorëve të golave në fitoren 0 me 4, ndërsa Adanaspor zyrtarisht ka rënë nga kategoria.
Kur kanë mbetur tri javë për t’u luajtur, Adanaspor është 11 pikë larg zonës së ftohtë. Skuadra ku luan Cikalleshi dhe Çekiçi do të luajë kështu në ligën e tretë për nga rëndësia e futbollit turk, ndryshe e quajtur Liga e Dytë.
Pjesë e Adanaspor është edhe Loret Sadiku. Ky i fundit, 33-vjeç, nuk luajti asnjëherë për Kombëtaren shqiptare dhe pse u përfol më parë për kalimin e tij.
Çekiçi dhe Cikalleshi kanë ndërkohë kontratë deri në fundin e sezonit. Të dy u afruan te Adanaspor në merkaton e janarit.
PANORAMASPORT.AL