Nathan Ake ka pranuar se largimi i Jurgen Klopp nga Liverpool është një humbje e madhe për Premier League.
Mbrojtësi i Manchester Cityt nuk dëshiron të mendojë kur Pep Guardiola të largohet përfundimisht nga Citizens.
Duke folur për mediat, Ake tha se ndërsa City mbetet i fokusuar te vetja, lajmi i largimit të Klopp nga Liverpool ishte befasues. Ai tha për Dialy Mirror:
“Nuk dua as të mendoj për atë (largimin e Guardiolas).
Natyrisht, ishte pak tronditëse për të gjithë.
Klopp është një trajner shumë i mirë dhe ka bërë shumë mirë te Liverpool.
“Për Premier League, ai do të jetë një humbje e madhe.
Por kjo nuk ndryshoi asgjë për ne te City. Ne jemi të fokusuar vetëm te vetja”.
Ake i dha fund pritjes së Manchester Cityt për një gol në stadiumin e ri të Tottenham, kur ai shënoi golin e vetëm në fitoren e tyre 1-0 në FA Cup të premten.