Sky Sport Italia raporton se trajneri i Milanit, Stefano Pioli është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit sezonin e ardhshëm pasi Aurelio De Laurentiis mendon se mund të fillojë një projekt të ri afatgjatë me 58-vjeçarin.
Trajneri i Milanit, Pioli është favorit për të zëvendësuar Francesco Calzona në Napoli sezonin e ardhshëm, raporton Sky Sport Italia, transmeton GazetaBlic Sport.
Kontrata e Piolit me Milanin skadon në vitin 2025, por kuqezinjtë pritet të ndajnë bashkëpunimin me trajnerin italian. Sipas raportit, presidenti i Napolit De Laurentiis e sheh Piolin si zgjedhjen më të përshtatshm dhe beson se ai mund të fillojë një projekt afatgjatë me 58-vjeçarin në krye.
Sky pretendon se Vincenzo Italiano po konsiderohet gjithashtu nga Napoli, por trajneri i Fiorentinës aktualisht është tërësisht i fokusuar në pjesën e fundit të sezonit me toskanët, veçanërisht në fushatën e tyre në Conference League, kështu që ai nuk pritet të zhvillojë bisedime me Napolin së shpejti.
/GazetaBlic Sport/