• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

14/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt në vijim – një në shtator, përpara ndeshjes ndaj Letonisë, dhe një tjetër në tetor, menjëherë pas sfidës së rëndësishme kundër Serbisë.

Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije për gazetën se këto dy miqësore janë në fazën e negociatave, ndërsa si destinacion i mundshëm i të dyja përballjeve shihet Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.

Duke qenë se kombëtaret elitare europiane do të jenë të angazhuara në kompeticione zyrtare gjatë asaj periudhe, rivalët e përzgjedhur për këto miqësore pritet të jenë skuadra me profil më modest, të cilat janë të gatshme të zhvillojnë përballje pa shumë ngarkesë kompetitive.

Qëllimi i këtyre dy ndeshjeve miqësore është i dyfishtë: nga njëra anë për të testuar formën dhe alternativat në skuadër, dhe nga ana tjetër për të ruajtur ritmin e garës në një periudhë ku minutazhi dhe kohezioni i grupit është thelbësor për trajnerin Silvinjo. Ndërkohë,

Kombëtarja shqiptare është ende në garë për një vend në Kupën e Botës 2026, dhe çdo ndeshje, qoftë zyrtare apo miqësore,

konsiderohet një mundësi për të ndërtuar frymën e grupit dhe për të rikthyer vetëbesimin, sidomos pas barazimit zhgënjyes ndaj Letonisë. Emrat e kundërshtarëve pritet të bëhen publikë në javët e ardhshme, sapo të përmbyllen negociatat mes FSHF-së dhe federatave përkatëse.

Ndërkohë në muajin shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e pestë në grupin kualifikues me Letoninë në shtëpi, më pas do të udhëtojë drejt Serbisë në muajin tetor. Ndërkaq, dy takimet e fundit janë me Andorrën jashtë fushe dhe Anglinë në Tiranë, sfida që do zhvillohen në muajin nëntor.

Next Post

Zbulohen emrat e dy lojtarëve që Milani po i konsideron për ta zëvendësuar Walker

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.