Sunday, 1. March 2026
Futboll

Do të provojë përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madridit, Barcelona merr lajmin e keq për gjysmëfinalen e kthimit

GS 01/03/2026 1 Min. Lesezeit

Të martën në mbrëmje, Barcelona pret Atletico Madridin në “Camp Nou” në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Mbretit. Në ndeshjen e parë, “Colchoneros” fituan bindshëm 4-1, por katalanasit ende nuk janë dorëzuar.

Megjithatë, ditën e sotme Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë për përballjen e të martës, ku do duhet të bëjë pa një nga lojtarët e saj kryesor si Robert Lewandowski.

Polaku do të mungojë në këtë gjysmëfinale, pasi ekzaminimet mjekësore të ditës së sotme, kanë zbuluar një frakturë në zgavrën e syrit të majtë, gjë që e bën të pamundur aktivizimin e tij në këtë ndeshje.

Katalanasit shpresojnë që polaku të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës së ardhme në La Liga në transfertën delikate ndaj Athletic Bilbao si dhe në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League, ndaj Newcastle.

Teilen: