Andrea Kambiazo mund të jetë një nga largimet më të bujshme të Juventusit në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i krahut të majtë, një nga emrat më premtues të brezit të ri të futbollit italian, është vënë në qendër të vëmendjes nga dy gjigantë të Premier Ligës.
Mançester Siti dhe Liverpuli që janë të gatshëm të bëjnë lëvizje konkrete për ta transferuar në verë. Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, kampionët në fuqi të Anglisë kishin shfaqur interes për Kambiazon që në merkaton e janarit, ndërsa tani interesi i tyre është rigjallëruar dhe ka gjetur konkurrencën e Liverpulit, që është në kërkim të përforcimeve cilësore për krahët e mbrojtjes.
Juventusi, nga ana tjetër, është i hapur për ta shitur lojtarin, duke parë te largimi i tij një mundësi për të krijuar të ardhura të rëndësishme që do të ndihmonin në ndërtimin e një projekti të ri teknik. Vlera e kartonit të Kambiazos vlerësohet mes 40 dhe 45 milionë euro, një shifër më e ulët se disa muaj më parë, por gjithsesi e konsiderueshme për të financuar blerje të reja në repartet kyçe.
PANORAMASPORT.AL