Majk Menja doli i dëmtuar nga fusha e lojës përballë Njukasëllit në Ligën e Kampionëve, me vendin e tij që e zuri Sportielo.
Gjithsesi duket se në kampion kuqezi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, me gardianin francez që ka kryer analizat ditën e sotme, të cilat flasin në favor të tij.
Siç bëhet me dije nga mediat italiane, Menja do të mungojë vetëm ndeshjen e fundjavës përballë Veronës dhe do të rikthehet mesjavën tjetër kundër Kaliarit, po ashtu e vlefshme për kampionat.
PANORAMASPORT.AL