Formula 1 po i mbyll dyert për skuadra të reja. Presidenti Stefano Domenicali beson se ky sport ka arritur limitin e tij me hyrjen e Cadillac, që pritet të debytojë në vitin 2026 dhe është i gatshëm të tërhiqet vetëm nëse ka një ofertë vërtet me vlerë të lartë.
“Ne do të shqyrtojmë vetëm një ofertë shumë të rëndësishme sepse mendoj se kemi arritur tashmë në një pikë ku nuk ka më vend për skuadra të tjera. Nga pikëpamja logjistike, jemi në limit“, paralajmëroi Demoenicali pas bgarës së fundit zhvilluar në Monza.
Më tej, presidenti i Formula 1, komentoi: “Shoh shumë interes nga fonde dhe investitorë që kërkojnë të blejnë ekipet ekzistuese, sepse vlera e një ekipi po rritet në mënyrë eksponenciale. Për këtë arsye interesi financiar për të investuar në F1 po rritet gjithashtu”.
“Ne e shohim këtë nga afër sepse marrim shumë kërkesa dhe e njëjta gjë po ndodh me ekipet. Por pikërisht për këtë arsye, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë vlerën e asaj që kemi ndërtuar”, tha Domenicali, që ia mbyll derën hyrjeve të reja.