Tuesday, 17. March 2026
Sport

Dominim e shkëlqim, Barcelona shkel Bilbaon, siguron finalen e Superkupës

GS 07/01/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka kaluar pa asnjë problem në finalen e Superkupës së Spanjës.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, skuadra katalanase shënoi fitore bindëse ndaj Athletic Bilbaos, me rezultat 5-0.

Ferran Torres hapi serinë e golave në minutën e 22-të.

Fermin Lopez dyfishoi rezultatin në minutën e 30-të, derisa pas katër minutave shënoi edhe sulmusi 20-vjeçar, Roony Bardghji.

Goli i katërt u shënua nga braziliani Raphinha, në minutën e 38-të.

Braziliani nuk u ndal me kaq, derisa në minutën e 52-të shënoi edhe golin e dytë personal.

Në finale, Barcelona tashmë e pret fituesin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, e cila zhvillohet ditën e enjte.

Teilen: