Liga e Kampionëve u mbyll me triumfin e Mançester Sitit përballë Interit në finalen e Stambollit me rezultatin 1-0.
UEFA ka zbuluar gjithashtu skuadrën më të mirë të këtij sezoni, me 7 lojtarë të Mançester Sitit që dominojnë 11-shen.
Rreshtimi ishte 4-3-3, me Tibu Kurtua në portë, ndërsa para tij në mbrojtje vijnë Kajli Uoker, Ruben Diash, Bastoni, Dimarko. Në mesfushë ishin Rodri, Xhon Stons dhe Kevin De Bryjne. Treshja e sulmit përbëhej nga Bernardo Silva, Vinicius Zhunior dhe Erling Haland.
PANORAMASPORT.AL