• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donald Trump dhe Gianni Infantino e prezantojnë trofeun e Kupës së Botës për Klube

08/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e ka ftuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në Shtëpinë e Bardhë, me këtë të fundit që e prezantoi trofeun e Kupës së Botës për Klube të vitit 2025, që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë verë.

Formati i ri i Kupës së Botës për Klube nis në qershor, menjëherë pas finales së Ligës së Kombeve dhe Finalissimas mes Spanjës dhe Argjentinës.

“Sot është dita kur jemi 100 ditë larg kompeticionit të ri, FIFA Kupa e Botës për Klube, me ekipet dhe lojtarët më të mirë në botë.

Andaj ju prezantojmë këtë trofe, një trofe unik, me një çelës. Është një trofe i së ardhmes, i cili prezanton të kaluarën, të tashmen e të ardhmen”, tha Infantino.

Presidenti i FIFA-s ka bërë me dije se trofeu do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë, dhe së bashku me Presidentin Trump do t’ia dhurojnë fituesit në finalen e 13 korrikut.

32 ekipe do të marrin pjesë në këtë turne, me finalen që do të luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Next Post

Tare dhe Paratiçi në “sprintin” final, Ibra do shqiptarin, Furlani mbështet ish-juventinin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.