• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shfaq të dielën, më 7 shtator 2025, në finalen e meshkujve të “US Open”, duke tërhequr vëmendje jo vetëm për shkak të reagimit të publikut, por edhe për faktin se me vete kishte mbesën e tij 14-vjeçare, Arabella Kushner, vajzën e Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Trump ndoqi ndeshjen mes Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner, ku spanjolli doli fitues.

Arabella fillimisht u ul pranë gjyshit të saj, por më pas kaloi në një vend pas tij.

Adoleshentja ishte pjesë e një grupi të ftuarish që përfshinte babain e saj Jared Kushner, ish-prokuroren e përgjithshme Pam Bondi, sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt dhe të dërguarin special Steve Witkoff.

Në ndeshje mungoi nëna e saj, Ivanka Trump, e cila sipas mediave amerikane ishte e angazhuar me aktivitetet e saj personale.

Nuk është hera e parë që një nga nipërit apo mbesat e Trump dalin në qendër të vëmendjes publike.

Vitin e kaluar, Kai Trump, vajza e Donald Trump Jr., mori skenën gjatë Konventës Kombëtare Republikane, duke u shndërruar më pas në një figurë të re mediatike.

Edhe pse është ende shumë e re për një karrierë publike, Arabella ka tërhequr interes, sidomos për faktin se është një fanse e këngëtares Taylor Swift.

Në tetor të vitit të kaluar, Ivanka e kishte marrë atë në turneun Eras Tour, gjë që u komentua gjerësisht për shkak të përplasjeve të njohura mes Trump dhe artistes amerikane.

Reagimi i publikut dhe pyetjet e ardhshme

Prania e Arabellës në US Open shihet si hapi i parë i saj në vëmendjen e madhe publike. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ajo do të ndjekë hapat e kushërirës së saj për të hyrë në botën e rrjeteve sociale dhe mediave, apo do të zgjedhë një profil tjetër.

 

Next Post

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.