• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donald Trump “vetëofrohet” për të luajtur në Botërorin e 2026-ës: Jam atlet i mirë, të shkurtrat më shkojnë!

23/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë takimit të radhës mes Donald Trump dhe Gianni Infantino gazetarët kanë mundur që të asistojnë në deklaratën e radhës të bujshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç dihet vitin që vjen Botërori do të luhet në tri shtete ku përveç Meksikës dhe Kanadasë një pjesë të mirë të dueleve do të mbahen edhe në SHBA. Për këtë kompeticion duket se është gati edhe Trump, i cili pohoi se ishte një atlet i mirë dhe se të shkurtrat i shkonin shumë.

Gjatë fjalës së tij përkrah presidentit të FIFA-s, Trump tha: “Unë mund të luaj në Botëror. Me aq shumë para sa lojtarët po fitojnë ditët e sotme mund të bëj një përpjekje dhe të luaj. Jam një atlet i mirë”.

Trump nuk u ndal me kaq madje la të kuptohej se edhe djali i tij, Barron, kishte trashëguar shumë prej talentit të tij duke e konsideruar si një talent të pastër futbolli. “Djali im është një atlet i mirë dhe një lojtar futbolli mjaft i mirë. Është pak i gjatë për të luajtur këtë lojë, ai është 2 metra i gjatë. I gjatë apo jo?”, tha Trump, i cili mori përgjigjen e Infantino-s: ”Shumë i gjatë, por është diçka pozitive”.

Next Post

Merkato / Woltemade refuzon të rinovojë, shpreson ende të largohet nga Shtutgart

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.