Përfaqësuesi i Kosovës Donat Rrudhani është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga skuadra zvicerane Young Boys.
Mesfushori dardan, nuk është më në planet e skuadrës elite të Zvicrës, dhe është në mesin e lojtarëve që pritet të lirohen nga skuadra.
Sipas raportimit të portalit “4-4-2.ch”, trajnerët po planifikojnë të reduktojnë numrin e lojtarëve në skuadër, pasi grupi aktual është ende shumë i madh. Në këtë kuadër, pritet që gjatë kësaj vere të largohen katër lojtarë: Meschack Elia, Kastriot Imeri, Noah Persson dhe Donat Rrudhani.
“BSC Young Boys po përgatitet intensivisht për sezonin e ri, ndërsa skuadra kërkon të përmirësohet duke përqendruar forcat në lojtarët më të nevojshëm dhe duke ndërtuar një ekip më të balancuar dhe konkurrues”, shkruan portali zviceran.
Donat Rrudhani pritet të largohet nga Young Boys i Bernit
Teilen: