• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donçiç fiton “vetëm”, bie Franca/ Kapiteni shënon 42 pikë, Sllovenia mund Italinë e fortë

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk mund të fitosh i vetëm, por ai deri tani po ia del. Luka Doncic është padyshim ylli më i spikatur i këtij Kampionati Europian të basketbollit, ndërsa realizoi një tjetër paraqitje të madhe.

Kapiteni I Sllovenisë shënoi 42 pikë dhe udhëhoqi kombëtaren e tij drejt çerekfinaleve, me fitoren e merituar, por të rrezikuar në fund ndaj Italisë.

Rezultati ishte 84-77, me sllovenët që kryesuan gjatë gjithë kohës, ndonëse lëshuan shumë në pjesën e katërt.

Doncic shtoi edhe 10 topa në tabela, ndërsa pati vetëm një asist, e kjo ndoshta edhe për pasaktësi të shokëve, apo edhe sepse mori shumë përsipër.

Realizoi në çdo mënyrë, në çdo pozicion, edhe nga shumë larg, dhe eliminoi një ekip superior ndaj Sllovenisë së tij. Siç shkruajnë gazetat në Apenine, trajneri I të kaltërve, Poceko, I ndërroi katër mbrojtës, por asnjëri nuk e ndaloi dot.

Italia u afrua në vetëm 1 pikë dizavantazh në fund, por Luka realizoi me qetësi katër gjuajtje të lira dhe Sllovenia u shkëput përsëri.

Ndërkaq, edhe kjo mbrëmje e pati të papriturën e vet të madhe. Pas Serbisë, në shtëpi shkoi Franca. Nënkampionia olimpike dhe favoritja numër 3 e Europianit, u mund nga Gjeorgjia që papritur është bërë e frikshme.

Ndikon mungesa e të dëmtuarit Uembanijama, ndërsa për kaukazianët shënuan Bolduin e Shengelia nga 24 pikë, dhe Mamukelashvili 14. Jabusele ishte pak për “gjelat”, me madje nuk arriti të shkëlqente.

Në çerekfinale u kualifikuan edhe Greqia që mundi Izraelin 84-79 falë 37 pikëve të kapitenit Janis Adetokumbo, si dhe Polonia që mposhti Bosnjë-Hercegovinën, 80-72.

Në raundin e radhës spikat dueli i madh Slloveni-Gjermani, e nuk dihet nëse Doncic do të arrijë të realizojë një mrekulli tjetër.

Next Post

LIVE-Sfida me Letoninë/ Kapiteni Gjimshiti: Jemi gati për nesër dhe do bëjmë maksimumin për tri pikët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.