Tuesday, 10. March 2026
Sport

Donis Avdijaj po shkëlqen te Zurichi në fazën përgatitore, dy gola sot në miqësore

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj është duke kaluar momente të mira te skuadra e Zurich në ndeshjet para-sezonale.

Futbollisti kosovar sot shënoi dy gola në fitoren e Zurich 4 me 2 ndaj Rapperswil, shkruan Lajmi.net

  

Avdijaj u rikthye te skuadra zvicerane pasi ishte i huazuar për një sezon në Austri, te skuadra e TSV Hartberg.

Anësori kosovar ka kontratë me Zurich deri në vitin 2025, por ai është duke kërkuar një skuadër të re. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 800 mijë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: