Saturday, 11. April 2026
Sport

Donis Avdijaj realizon het-trik në fitoren e Hartberg

GS 28/04/2024 1 Min. Lesezeit

Donis Avdijaj ka shkëlqyer sot në fitoren e Hartberg ndaj Austria Klagenfurt, në Bundesligën austriake.

Hartberg fitoi me rezultatin 3:2, me sulmuesin kosovar që shënoi të tre golat e fitores.

Avdijaj het-trikun e kompletoi brenda pjesës së parë, duke shënuar në minutat 2’, 16’ dhe 33’.

27-vjeçari tani numëron 10 gola në elitën e futbollit austriak, teksa ka edhe gjashtë asistime.

Teilen: