Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Sadiku në kategorinë 60 kilogramë humbi me rezultat 4:1 nga boksierja e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.
Garuesen e Serbisë e kishte mposhtur në finale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Por jo edhe të enjten.
Megjithatë Donjeta ka siguruar vend në podium.
Boksierja 27-vjeçare e siguroi të mërkurën medaljen e bronztë, pas fitores në çerekfinale kundër boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn.
Teilen: