Sunday, 12. April 2026
Sport

Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike 

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka arritur të zë vendin e parë në Kampionatin Ballkanik të boksit për senior në kategorinë deri 60 kilogramë.

  

Edhe pse pati vetëm një luftë të zhvilluar ajo fitoi medaljen e artë.

Sadiku e mposhti boksieren nga Ukraina, Tetiana Dovgal në kompeticionin që u mbajt në Albena të Bullgarisë.

Në këtë kompeticion në kategorinë deri 60 kilogramë ishin vetëm boksierja kosovare dhe ajo ukrainese.

Sadiku ishte më e mirë në të tria raundet.

Kosova në Kampionatin Ballkanik Albena 2023 fitoi 5 medalje, 1 medalje të artë Donjeta Sadiku dhe 4 të bronzta 54kg, Bashkim Bajoku, 67kg, Shpetim Bajoku, 71kg, Patriot Behrami dhe 86kg, Taulant Jakupi. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: