Donjeta Sadiku sot me 24 Gusht do të ngjitet në ring për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku do të zhvillojë meçin e çerekfinales në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Boksierja kosovare, medaliste botërore dhe evropiane, do të përballet me turken Esmanur Lok, në një duel që zhvillohet nga ora 18:00.
Sadiku synon një tjetër paraqitje të suksesshme në arenën ndërkombëtare dhe kualifikimin në gjysmëfinale, duke kërkuar t’i sjellë Kosovës një tjetër rezultat të rëndësishëm në Lojërat Mesdhetare.
Të gjithë sytë sot janë te Donjeta Sadiku – suksese në ring!
Teilen: