Tuesday, 24. March 2026
Sport

Donjeta Sadiku starton me fitore në Olimpiadë

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

Boksierja Donjeta Sadiku e ka nisur me këmbë të mbarë garimin në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Në meçin e parë në kategorinë deri 60 kilogramë, Sadiku ka mposhtur boksieren nga Tajlanda, Thananay Soumnek.

Sadiku ishte më e mirë përgjatë tri raundeve dhe në fund u shpall fituese me pikë. Në fakt, Sadiku ishte shumë më e mirë në raundin e tretë dhe kjo ia siguroi fitoren e madhe.

Për Sadikun, kjo është një fitore e madhe në Olimpiadë por edhe revansh ndaj tajlandezes, e cila në shkurt të këtij viti e kishte mposhtur në çerekfinale të turneut “Strangja” në Bullgari.

Starti i Donjetës me fitore është shumë e rëndësishme për ekipin olimpik të Kosovës, ndërsa në raundin e dytë, ajo do të përballet me boksieren nga Kolumbia, Angie Paola Valdes Pana.

Teilen: