Wednesday, 18. March 2026
Sport

Donnarumma flet pas tmerrit: Isha i lidhur, firka ime ishte se mos i bënin keq gruas sime

GS 22/07/2023 2 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares së Italisë, Gigi Donnarumma para dy dite ishte cak i një vjedhje të dhunshme në shtëpinë e tij.

Ai ishte së bashku me gruan e tij, ku disa hajna u futën në shtëpi dhe kërcnuan ata, derisa i vjedhën gjëra me vlerë deri në 500 mijë euro, shkruan Lajmi.net

Portieri i PSG-së, Donnrumma ka thyer heshtjen dhe ka folur për këtë moment tmerri.

“Unë dhe gruaja ime Alessia u detyruam të japim gjithçka që kishim me vlerë. Frika ishte e madhe, por frika më e madhe ishte se mos i ndodhte diçka Alessias. Isha i pafuqishëm, i lidhur dhe nuk mund të bëja asgjë. Duke qenë se nuk flas mirë frëngjisht, ishte e vështirë t’u shpjegoja këtyre njerëzve se ku ishin gjërat me vlerë”, u shpreh portieri italian./Lajmi.net/

  


Teilen: