• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donnarumma: Na konsideronin të shkatërruar, ndaj Zvicrës duhet mentaliteti i duhur

29/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Italisë, Gianlugi Donnarumma, foli në konferencë për shtyp para përballjes së 1/8-tave në Euro 2024 ndaj Zvicrës. Portieri i Paris Saint-Germain theksoi se në krahasim me Europianin e shkuar tashmë ndjen më shumë përgjegjësi ndërsa shtoi se për të mposhtur Zvicrën do të duhet që skuadra të zbresë në fushë me mentalitetin e duhur.

“Nëse e krahasoj veten me europianin e shkuar, tashmë ndjej më shumë përgjegjësi brenda skuadrës. Jam rritur shumë duke luajtur jashtë Italisë. Tani në këtë skuadër jam një nga më të mëdhenjtë dhe fasha e kapitenit më dhuron një emocion të cilin nuk mund ta përshkruaj. Jemi gati për ndeshjen me Zvicrën, do të jetë një sfidë e vështirë.

Por, pasi kaluam një grup aq të vështirë në të cilin bënim pjesë, tashmë na është shtuar besimi. Skuadra po vjen duke u rritur dhe ka shumë optimizëm. Ndaj Zvicrës duhet të gabojmë sa më pak të jetë e mundur sepse ata vertikalizojnë dhe sulmojnë shumë shpejt. Megjithatë, jam i bindur se jemi gati për këtë provë”, u shpreh Donnarumma.

Next Post

Lista e EURO 2024/ Ledio Pano: Disa futbollistë në kampionatin shqiptar duhet të thirreshin nga Sylvinho

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.