• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donnarumma pritet të vazhdojë kontratën me PSG

24/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Agjenti i Gianluigi Donnarumma, ka zbuluar se ata kanë hapur bisedime paraprake me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të ardhmen e klientit të tij, të cilin ai e përshkroi si “portierin më të mirë në botë”.

“Ai ka ende dy vite në kontratën e tij, kështu që ne nuk jemi me nxitim, por ne kemi pasur tashmë bisedime paraprake”, tha Raiola në një intervistë për gazetën italiane Tuttosport, transmeton GazetaBlic Sport.

“Drejtori i Paris Saint-Germain, Luis Campos, ka komentuar publikisht se dëshiron të mbajë Gigio në klub. Jam krenar që një futbollist si ai luan në një nga klubet më të mira në botë. Ai është lider te Kombëtarja italiane dhe e njëjta gjë mund të jetë edhe në Paris Saint-Germain”, shtoi ai.

Donnarumma iu bashkua gjigantëve francezë në një transferim të lirë nga AC Milan në verën e vitit 2021.

“Ai mori kritika në të kaluarën, por i pranoi. Gjithsesi ishte shumë për mua. E di shumë mirë se sa vlen. Gianluigi është portieri më i mirë në botë dhe nuk ka shumë talente si ai në Itali” – vazhdoi Enzo Raiola.

I pyetur nëse e sheh Gianluigi Donnarumma që mund të kthehet në Serie A në të ardhmen, Raiola tha: “Agjentët shpesh thonë: “Kurrë mos thuaj kurrë”. Të njëjtën gjë do të thoja, por për momentin është e pamundur”.

Portieri 25-vjeçar italian grumbulloi 118 paraqitje për Paris Saint-Germain dhe fitoi gjashtë trofe, përfshirë tre tituj francezë.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Neymar: Ky vend e meriton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.