Dora Panteli nga shumëkush njihet si një nga gazetaret më seksi të Euroligës.
Emri i saj i plotë është Teodora Panteli, ajo ka lindur dhe është rritur në Athinë.
Ajo ishte një atlete profesioniste për 17 vjet dhe u bë grekja e parë që mori një bursë të plotë sportive (NCAA Division 1).
Panteli ka luajtur për ekipin grek të basketbollit për femra nga viti 2006 deri në vitin 2013, ndërsa në vitin 2018 është basketbolliste 3×3 për ekipin Helena, shkruan lajmi.net.
Është komentuesja e parë greke në Euroligë, e katërta në historinë e kompeticionit të lartpërmendur.
Në “sezonet” e mëparshme, ajo u mësoi gazetarëve të ardhshëm se si të analizojnë lojën dhe të krijojnë përmbajtje. /Lajmi.net/