• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dorëheqje e papritur te Barcelona, klubi thërret konferencë të jashtëzakonshme

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Barcelonës Eduard Romeu ka paraqitur dorëheqjen e tij si drejtor i Barçës, është bërë e ditur sot nga klubi katalanas. Me këtë rast, presidenti Joan Laporta ka thirrur një konferencë për shtyp për të shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij.

“FC Barcelona informon se Eduard Romeu, nënkryetar i Zonës Ekonomike të Klubit, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Joan Laporta, duke përmendur papajtueshmërinë me përkushtimin e plotë në punën e tij profesionale.

Presidenti Laporta e ka pranuar dorëheqjen duke e falënderuar për punën e tij në krye të Zonës Ekonomike të Klubit, fokusuar në zhvillimin e planit të qëndrueshmërisë të nisur gjatë këtij mandati dhe që ka arritur të përmbysë situatën financiare të institucionit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Joan Laporta dhe Eduard Romeu, do të dalin pas pak minutash në konferencën për shtyp. Në parim nuk do të ketë kohë diskutimi dhe do të sqarohen vetëm arsyet e dorëheqjes së zëvendëspresidentit ekonomik dhe ndryshimet që do të ndodhin në strukturën e klubit që nga ky vendim.

Next Post

U kualifikuan tutje, por lojtari i Atletico Madridit i kërkon falje tifozëve: Humba penalltinë – i pranoj kritikat, s’jam në formë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.