Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Malazog Hoxha, sot ka dhënë dorëheqje, shkruan lajmi.net.
Hoxha e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Të nderuar miq, përkrahës, bashkpuntor nëpërmjet këtij shkrimi dua të ju njoftoj me vendimin për dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit te Lidhjës Rajonale te futbollit te Gjilanit pas tre mandateve shumë të suksesshme. Duke menduar gjithmonë në të mirën për Regjionin tonë dhe asnjeherë në rrafshin personal,në rrethanat momentale e shoh të arsyeshme terheqjen time nga posti i Kryetarit te LRFGJ-se. Përgjatë këtyre dhjetë viteve,arritëm suksese të jashtzakonshme së bashku. Mirënjohës gjithmonë për përkrahjen dhe bashkpunimin e ngushtë. Falënderues dhe gjithmone i përulur para jush; Klube të Futbollit, Shkolla të Futbollit, Gjyqtarë, Delegatë e bashkpuntor për mbështetjen e jashtzakonshme dhe te palekundur pergjat ketyre dhjetë viteve. Me shume Respekt, Malazog Hoxha”, ka shkruar Malazog Hoxha.
Në ditët në vijim pritet që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme për tu emëruar kryetari i ri.
Federata e Futbollit e Kosovës përbëhet nga shtatë regjione. /Lajmi.net/