Dortmundi e ka siguruar fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube, pas fitores ndaj Ulsanit.
Të mëkrurën mbrëma, Dortmundi fitoi ndaj ekipit jugkorean 1:0.
Mesfushori 23-vjeçar, suedezi Daniel Svensson, e realizoi golin e fitores në minutën e 36-të. Ai u asistua nga vëllai i vogël i Jude Bellinghamit, Jobe Bellingham.
Ndeshja u zhvillua në Cincinnati, ndërsa i takoi Grupit F të Botërorit të klubeve.
Dortmundi avancon tutje me shtatë pikë pas tri ndeshjeve. Ulsani eliminohet pa asnjë pikë të fituar.
Fluminense e Brazilit është ndalur në barazim të mërkurën mbrëma ndaj skuadrës Mamelodi Sundowns.
Ndeshja e Grupit F u zhvillua në “Hard Rock Stadium” të Miamit, dhe u mbyll pa gola.
Ky rezultat ia ka pamundësuar Fluminenses avancimin në fazën nokaut nga vendi i parë në grup.
Ndërkohë, skuadra jugafrikane eliminohet nga Botërori i klubeve në SHBA.