Fisnik Asllani vazhdon të jetë në planet e Borussia Dortmundit.
Sipas një raportimi të publikuar sot nga BILD, gjiganti gjerman ende nuk e ka mbyllur derën për sulmuesin kosovar dhe po e konsideron si një opsion për repartin ofensiv.
Dortmundi po kërkon të përforcojë sulmin dhe, pavarësisht zhvillimeve të fundit në merkato, interesi për Asllanin mbetet i gjallë. BILD thekson se klubi gjerman nuk ka hequr dorë nga ideja për ta transferuar 24-vjeçarin.
Teilen: