Dortmund kërkon “zëvendësuesin” e Bellingham!
Me largimin e Jude Bellingham drejt “galaktikëve” të Real Madrid, tashmë “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë në kërkim të një mesfushori të ri e të talentuar që mund ta zëvendësojë në mënyrë më të mirë të mundshme, 19-vjeçarin anglez.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, “verdhezinjtë” gjermanë janë gati të “hidhen” në sulm për mesfushorin 23-vjeçar të Lecce, Morten Hjulmand.
Mesfushori danez ka shkëlqyer në këtë sezon të Serie A dhe pritet t’i kushtojë nënkampionëve gjermanë rreth 15 milionë euro, ndërkaq kartoni i Hjulmand, sipas “specialistëve” të Transfermarkt vlen 12 milionë euro..