Sonte zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Pas barazimit dhe spektaklit në ndeshjen e djeshme mes Bayern Munich dhe Real Madrid, sonte na pret një tjetër ndeshje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.
Borussia Dortmund dhe PSG do të përballen në ‘Signal Iduna Park’, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme. Skuadra franceze ka në një dozë të ‘lehtë’ të epitetit të favoritit, por që gjermanët tradicionalisht kanë dëshmuar forcën e tyre në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 21:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e mundshme:
Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug
Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Danilo, Hernandez; Vitinha, Zaire-Emery; Dembele, Asensio, Barcola; Mbappe
/GazetaBlic Sport/