Thursday, 9. July 2026
Futboll

Dortmund refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Adeyemi-n, por sërish ka një lajm të mirë për katalanasit

GS 09/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mundo Deportivo

bën me dije se Borussia Dortmund ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës prej 20 milionë eurosh për Karim Adeyemi-n. Klubi i Bundesligës e ka refuzuar duke e konsideruar si të pamjaftueshme.

Megjithatë, mesazhi që ka lënë të nënkuptohet klubi verdhezi është se janë ende të hapur për të negociuar për shitjen e sulmuesit gjerman. Te Dortmund janë të vetëdijshëm që rrezikojnë shumë, duke ditur që Adeyemi është në vitin e fundit të kontratës dhe rrezikon të largohet falas verën e ardhshme.

Por, ajo që duhet thënë me patjetër është fakti që transferimi i Adeyemi nuk është përparësia kryesore për merkaton e Barcelonës, por gjermani përfaqëson një mundësi të mirë për të përforcuar skuadrën.

Shifra që pretendon klubi verdhezi është 35-40 milionë euro. Ditët në vijim pritet të ketë një ofertë tjetër zyrtare nga ana e Barcelonës.

Teilen: