Wednesday, 18. March 2026
Sport

Dortmund zyrtarizon Sabitzer nga Bayerni

GS 24/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Marcel Sabitzer është transferuar te skuadra e Borussia Dortmundit nga Bayerni Munichut.

Sabitzer me Dortmundin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë edhe e Manchester Unitedit, ku pati paraqitje solide.

Kështu austriaku i bashkohet një mori emrash që në dekadën e fundit kanë ndërruar klubet nga Dortmundi në Bayern dhe anasjelltas.

Emra si Rahpael Guerriero, i cili vetëm disa ditë më parë u zyrtarizua te Bayerni.

Robert Lewandowski, Mario Gotze, Mats Hummel, Niklas Sule, janë transferimet e tjera në afatet e kaluara kalimtare të transferimeve.

Teilen: