Friday, 22. May 2026
Sport

Dortmundi eliminon Lillen e Zhegrovës

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

Pas barazimit 1:1 javën e shkuar në Gjermani, Borussia Dortmundi të mërkurën avancoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në 1/8 e finales, Dortmundi eliminoi Lillen në Francë dhe atë në duelin e kthimit që e fitoi 2:1.

Kështu që, Dortmundi avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Golat për Dortmundin në duelin e kthimit i realizuan Emre Can (54′) nga penalltia dhe Maximilian Meier (65′) kurse për Lillen që ishte në epwrsi shënoi sulmuesi Jonathan David.

Lillet edhe në këtë duel i mungoi Edon Zhegrova që ende nuk është gati për lojë, por ylli kosovar ndeshjen e përcolli nga tribunat.

Në çerekfinale, Borussia Dortmundi do të përballet me skuadrën e Barcelonës.

Teilen: