Tuesday, 20. October 2026
Sport

Dortmundi fiton ndaj Sabah në Baku

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Borussia Dortmund e ka fituar ndeshjen e dytë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Dortmundi të martën realizoi fitore në udhëtim ndaj klubit Sabah Baku me rezultat 2:1.

Dy golat e fitores për klubin gjerman i shënoi Serhou Guirassy. Golin e parë e shënoi në minutën e 10-të, kurse të dytin në minutën e 53-të.

Aden McCarthy në minutën e 39-të e shënoi golin e vetëm për vendësit.

Dortmundi në xhiron e kaluar humbi nga Bodo/Glimti, ndërsa e fitoi ndeshjen e parë ndaj Villarrealit.

Teilen: