• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Dortmundi gjen trajnerin e ri

30/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Borussia Dortmund do të emërojë Niko Kovac si trajnerin e ri të klubit. Drejtori menaxhues i sportit i Dortmundit, Lars Ricken, konfirmoi raportet se klubi kishte arritur një marrëveshje me ish-trajnerin e Frankfurtit, Bayernit, Monakos dhe Ëolfsburgut këtë javë.

“Ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Niko Kovac,” tha Ricken për “DAZN” pas ndeshjes së Dortmundit në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk (3-1). “Ai do të marrë përsipër skuadrën të dielën.”, shtoi ai.

Kjo do të thotë se trajneri i përkohshëm Mike Tullberg do të jetë në krye të skuadrës kur Dortmundi të udhëtojë në Heidenheim të shtunën. Tullberg zëvendësoi Nuri Sahin, i cili u shkarkua pas humbjes së Dortmundit në Champions League kundër Bolonjës (2-1).

“Mike Tullberg do të jetë në krye të ekipit deri të shtunën dhe për ndeshjen gjithashtu”, tha Ricken. “Ishte vendimi i duhur për ta vënë atë në krye në një bazë të përkohshme. Ne duam ta konfirmojmë këtë me një fitore ndaj Heidenheim. Majk ka bërë një punë të shkëlqyer dhe Niko do ta vazhdojë atë.”

Arsyeja kryesore që Sahin u shkarkua përfundimisht nga klubi ishin rezultatet në Bundesligë. Dortmund aktualisht ndodhet në vendin e njëmbëdhjetë me vetëm 26 pikë, gjashtë pikë prapa VfB Stuttgart, e cila zë vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Next Post

Bisedimet kanë nisur, Milan pritet të transferojë bomberin e ri nga Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.