Dortmundi “peshkoi” holandezët e PSV, trajneri Terziç: Kemi një mundësi të shkëlqyer, por duhet të bëjmë kujdes
Shorti u tregua bujar me Borusia Dortmund në Champions pasi shmangën kundërshtarët e mëdhenj dhe gjetën holandezët e PSV. Trajneri i verdhezinjve, Edin Terziç preferon të qëndrojë me “këmbë në tokë”.

“PSV po kalon një sezon perfekt. Mezi po presim ndeshjet, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ne e dimë se është një mundësi e shkëlqyer për të arritur në raundin tjetër”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: