• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dortmundi pret Lilën, Kovaç: Jemi rikthyer “kockë e fortë”

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Borusia Dortmundit, Niko Kovaç, pranoi se skuadra e tij ka shumë rrugë për të bërë pavarësisht rritjes së tyre të fundit në formë përpara ndeshjes së sotme si pritës në Ligën e Kampioneve me Lilë. Nënkampionët e sezonit të kaluar të Championsit janë në vendin e 10- të në Bundesligë dhe rrezikojnë të humbasin kualifikimin në Evropë sezonin e ardhshëm.

DORTMUNDI2

Kovaç, i sjellë pasi Nuri Shahin u shkarkua në janar, ka mbajtur “anijen” që të mos mbytet. Dortmundi siguroi një fitore të dytë radhazi në ligë për herë të parë këtë sezon duke mposhtur St. Pauli në fundjavë, gjithashtu vetëm fitorja e dytë jashtë fushe në këtë edicion të Bundesligës.

Ish-trajneri i Bajern Mynih, Eintraht Frankfurt dhe Monakos, Kovaç, tha se Dortmundi po i kthen gjërat.

“Ne jemi bërë tashmë më të qëndrueshëm, ne punojmë shumë për këtë çdo ditë në terrenin e stërvitjes ose në sallën e takimeve”, u tha ai gazetarëve të hënën përpara ndeshjes së parë me Lilë. “Është mirë, por padyshim që ka vend për përmirësim. Ne jemi ende shumë larg nga vendi ku duam të jemi. Por më pëlqen mënyra se si djemtë po ecin. Stadiumi ynë, është një kështjellë e madhe. Është e vështirë të luash këtu, shumë e ndërlikuar dhe shumë e vështirë,” tha Kovaç.

“Shpresoj se mund ta përdorim atmosferën për të lënë përshtypje te Lilë”. Skuadra franceze ka fituar dy herë Ligë 1 në 14 vitet e fundit, por kurrë nuk ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ata ishin skuadra e vetme franceze që përfundoi në tetë më të mirët në fazën e re të Ligës së Kampionëve, por hynë në ndeshjen e së martës pas një mposhtjeje 4-1 të Ligë 1 ndaj PSG-së.
Screenshot 2025-03-04 105917

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Oklahoma kryeson Perëndimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.