Saturday, 7. March 2026
Sport

Dortmundi rikthehet te fitorja, humbja e pestë radhazi për Këlnin

GS 07/03/2026 1 Min. Lesezeit

Borussia Dortmund po ecën në ritmin e Bayernit, megjithëse tani janë 11 pikë prapa në Bundesligë, duke konsoliduar vendin e dytë dhe duke i shkaktuar Këlnit humbjen e pestë radhazi, 1-2.

Guirassy zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të me një gjuajtje të saktë me të djathtën, duke e çuar ekipin në epërsi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Maximilian Beier dyfishoi epërsinë në minutën e 60-të me një gjuajtje me të djathtën, për ta bërë rezultatin 2-0. Ekipi vendas e ngushtoi diferencën në minutën e 88-të me Jakub Kamiński, por kjo nuk mjaftoi.

Teilen: