• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Doue në histori të Ligës së Kampionëve: Nuk mund të besoj se çfarë kemi arritur

01/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli 19-vjeçar i Paris Saint-Germain, Desire Doue, u shpall zyrtarisht Lojtari i Ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores madhështore 5-0 ndaj Interit në Allianz Arena.

Sulmuesi francez ishte protagonist absolut, duke shënuar dy gola në minutat 20 dhe 63, si dhe duke asistuar në golin e parë të ndeshjes për Achraf Hakimin.

Me vetëm 19 vjet e 262 ditë, Doue u bë lojtari më i ri që shënon dy gola në një finale të Ligës së Kampionëve, duke hyrë në një listë historike krahas emrave si Cristiano Ronaldo dhe Diego Milito me nga dy gola në finale.

Para paraqitjes së tij brilante, PSG-ja nuk kishte fituar kurrë këtë trofe, ndaj kontributi i Doue ishte jetik për titullin e parë evropian në historinë e klubit.

Në prononcimin për UEFA-n pas ndeshjes, Doue deklaroi: “Nuk mund ta besoj çfarë ndodhi. Bëmë histori për klubin, futbollin francez dhe atë evropian. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm”.

“Ende po përpiqem të kuptoj se fituam Ligën e Kampionëve. Jam shumë krenar për këtë ekip dhe për atë që arritëm së bashku”, tha Doue.

Me këtë paraqitje të jashtëzakonshme në finale , Desire Doue jo vetëm që ndihmoi klubin të fitonte trofeun më të vlefshëm në Evropë, por edhe forcoi statusin e tij si një nga talentet më premtues në botë. 

Next Post

Rodrygo vendos të qëndrojë te Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.