• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dovbyk me shokë kërkojnë fitore, publikohen formacionet e sfidës Rumani-Ukrainë

17/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati Evropian i futbollit po rezultaton të jetë vërtetë spektakolar dhe këtë të hënë spektakli do të vazhdojë me tre sfida të tjera, ku në “Allianz Arena”, të Mynihut, Rumania do të përballet me përfaqësuesen e Ukrainës, në sfidën e parë të Grupit E, të Euro 2024, grupi ku bëjnë pjesë edhe Belgjika me Sllovakinë.

Sa i përket formacioneve tekniku Edward Iordanescu i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur Nita e para tij në mbrojtje Bancu, Burca, Dragusin e Ratiu. Më i tërhequr në mesfushë është Marin, ndërsa Coman, Stanciu, Marin e Man janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Dragus.

Në krahun tjetër, tekniku Sergiy Rebrov i ka hedhur të tijët në fushë me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” i Real Madrid, Andriy Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Konplya e Zinchenko, me qendrën që mbulohet nga Zabarnyi e Matviienko. Më të tërhequr në mesfushë janë Stepanenko e Shaparenko, ndërsa Sudakov, Mudryk e Tysgankov vendosen pas “bomberit” të vetëm, Artem Dovbyk. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Next Post

Rama: Ata që vijnë nga Kosova për të luajtur për Shqipërinë nuk janë shqiptarë të natyralizuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.