• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dragan Stojkoviq: Jam i shqetësuar me Granit Xhakën

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka folur para ndeshjes së nesërme (20.45) ndaj Zvicrës, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës A të Kombeve në futboll.  

Media serbe kanë provokuar me pyetje në lidhje me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Shaqiri nuk luan, sa e rëndësishme është kjo? Xhaka provokon shpesh, si është tani me incidentet dhe a ka frikë?, ishte një nga pyetjet e gazetarëve serbë. 

“Shaqiri është një lojtar i madh, por çdo gjë merr fund. Ai shënoi periudhën e karrierës së tij në një nivel të lartë dhe tani ajo ka përfunduar, dhe kemi edhe lojtarë që nuk do luajnë më për kombëtaren.

Xhaka është një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, nuk ka nevojë për provokime as nga ana jonë, as nga ana e tij dhe kjo është vetëm një lojë tjetër në të cilën besoj se nuk do të ketë gjëra të tilla. U thashë lojtarëve që të fokusohen te loja dhe çfarë duhet të bëjmë.

E gjithë kjo do të kalojë në një lojë të ndershme dhe jam i shqetësuar me Xhakën se ai është një lojtar i madh dhe se duhet të kemi kujdes dhe ta ndalojmë atë sepse ai është alfa dhe omega e Zvicrës. Nëse e neutralizojmë, mundësitë për të arritur rezultatin e dëshiruar janë më të mëdha.

Granit Xhaka mund të jetë një nga problemet vetëm në aspektin futbollistik dhe për këto gjëra të tjera nuk duhen theksuar e as duhet folur, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që këto gjëra nuk kanë vend dhe nuk kanë nevojë për të folur”, tha Stojkoviq gjatë konferencës së sotme.

Next Post

Kjo deklaratë nuk pritej për Xherdan Shaqirin nga selektori i Serbisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.