Thursday, 21. May 2026
Sport

Drama në finale: Ferizaj braktis fushën një minutë para fundit ndaj Dukagjinit

GS 21/05/2026 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje e papritur ka tronditur finalen e Kupës së Kosovës mes Ferizajit dhe Dukagjinit, pasi trajneri i Ferizajit, Arsim Abazi, ka urdhëruar lojtarët e tij të braktisin fushën e lojës dhe të shkojnë në zhveshtore.

Incidenti ndodhi vetëm një minutë para përfundimit të ndeshjes, pas një përplasjeje midis kapitenit të Ferizajit, Betim Haxhimusa, dhe gjyqtarit Genc Nuza, transmeton lajmi.net.

Haxhimusa protestoi ashpër për një vendim që kërkonte penallti, duke u ndëshkuar me karton të kuq për sjellje të papërshtatshme dhe për tentativën për të sulmuar gjyqtarin.

Vendimi i trajnerit Abazi për të larguar ekipin nga fusha ka shkaktuar një drama të vërtetë në stadium, duke lënë tifozët dhe mbështetësit në pritje të një sqarimi zyrtar nga organet kompetente të futbollit./lajmi.net/

Teilen: