Spektakël në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, Chelsea ka triumfuar me përmbysje me rezultat 4:3 ndaj Manchester Utd.
Në 19 minutat e parë duket se Chelsea pa ndonjë problem do të ngadhënjente për faktin se avancoi me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Gallagher (4′) dhe Palmer (19′ – nga penalltia).
“Djajtë e kuq” bëjnë përmbysjen e madhe, nga 2:0 në 2:3.
Garnacho ngushtoi rezultatin (2:1) në minutën e 34-të.
Fernandez në minutën e 39-të ka barazuar rezultatin (2:2) dhe Garnacho sërish ka shënuar për 2:3 në minutën e 67-të pas asistimit të futbollistit Antony.
Ndodhi mrekullia në minutat e shtesë, Palmer shënoi nga penalltia në minutën e 90+10 për 3:3.
Pas një minute Palmer kompletoi het-trikun dhe realizoi për 4:3 (90+11’).
Pas javës së 31-të në Premier League, Manchester Utd është në vend të gjashtë me 48 pikë e Chelsea në të dhjetin me 43 pikë të mbledhura.